Ne ofrojmë kujdes për veshkat që përmirëson cilësinë e jetës për njerëzit me sëmundje kronike të veshkave (SRK).

Shërbimi ynë kryesor është hemodializa, por ekspertiza jonë shkon më tej. Ne mund t'ju ndihmojmë me kujdesin parandalues, dializën e kryer në klinikë ose në shtëpi, duke menaxhuar probleme të tjera shëndetësore që mund të keni përveç SRK-ve ose duke ju ndihmuar të përgatiteni për një transplantim.  

Qëllimi ynë është t'ju ndihmojmë të bëni një jetë të kënaqshme në çdo moment tuajin. Ne bëjmë diferencën, pasi ofrojmë një vlerë unike për ju dhe sistemet kombëtare të kujdesit shëndetësor. Ne po transformojmë në mënyrë graduale shërbimet për kujdesin e veshkave, me qëllim ofrimin e një kujdesi cilësor, duke reduktuar kostot. 

Por lind pyetja: si e arrijmë këtë? Duke pasur një model tejet të standardizuar të kujdesit, të mbështetur në teknologji novatore, të cilat shqyrtohen, përsosen dhe përmirësohen në mënyrë të vazhdueshme. Këto qasje na lejojnë që të vazhdojmë t'i trajtojmë pacientët si individë, duke na mundësuar të ofrojmë një shërbim të qëndrueshëm për çdo pacient në secilën prej klinikave tona nëpër botë.