"Diaverum është një kompani shumëkombëshe me origjinë suedeze, e cila ofron shërbime të përkujdesit renal. Suksesi i biznesit tonë është bërë i mundur nga pasuria jonë më e madhe, që janë njerëzit tanë, secili prej tyre sjell kompetencën, pasionin dhe frymëzimin e tij për t'u rritur së bashku me ne. Me kulturën tonë të përkujdesit të vërtetë në thelb të gjithçkaje që bëjmë, Diaverum investon në mënyrë aktive në sigurimin e një vendi pune të larmishëm, gjithëpërfshirës dhe të angazhuar. Mbështesim zhvillimin e vazhdueshëm dhe promovojmë në mënyrë aktive mirëqenien e punonjësve. Ofrojmë mundësi karriere në një mjedis multikulturor, orë fikse të punës për profesionistët mjekësorë dhe orar fleksibël për profesionistët e biznesit. Bashkohuni me ne!"

Një atmosferë e ngrohtë dhe miqësore 

Njëri prej pacientëve tanë shprehet: “Në klinikën time, gjatë 11 viteve të fundit jemi bërë një familje dhe unë madje ndonjëherë harroj që kam SKV. Dëshiroj të falënderoj të gjithë infermierët e mrekullueshëm për mundësinë që të trajtohem këtu”.  

Fokusi ynë janë njerëzit, pacientët tanë, por edhe stafi ynë. Ne duam të sigurojmë që të gjithë pacientët dhe kolegët tanë t’i kalojnë ditët e tyre në Diaverum në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.  

Persona të fuqizuar 

Tek të gjithë ne ekziston potenciali për novacion dhe krijimtari. Kultura e shoqërisë sonë nxit fuqizimin, dhe ne iu ofrojmë punonjësve tanë mundësinë që opinionet e tyre të kenë vlerë nëpërmjet anketës vjetore të angazhimit. Gjithashtu, ne organizojmë mbledhje të rregullta me ekipin dhe kemi prezantuar parimet Kaizen në klinikat tona, të përshkruara si “ndryshimi për mirë” dhe “përmirësimi i vazhdueshëm”. Çdo punonjës që përqafon këto koncepte dhe synon drejt suksesit mund të ketë një karrierë të suksesshme në Diaverum.  

Komunikim i hapur 

Ne krenohemi me inkurajimin që iu ofrojmë punonjësve tanë për të shprehur opinionet e tyre. Krahas anketave të angazhimit, mbledhjeve të ekipit dhe procesit të vlerësimit vjetor, politika jonë me dyer të hapura dhe pa hierarki iu ofron punonjësve në të gjitha nivelet mundësinë që të kenë kontakt me drejtuesit organizativë.  

Përmirësim i vazhdueshëm 

Ne e dëgjojmë stafin tonë, dhe sigurisht dhe pacientët tanë. Ne ndjekim një qasje të strukturuar ndaj të vepruarit lidhur me reagimet e ofruara në anketat tona të angazhimit për punonjësit dhe anketat e kënaqshmërisë për pacientët; kurdo që është e mundur, ne i zbatojmë idetë e tyre për përmirësim.  

Dhe për të siguruar se vërtet ndjekim standardet më të larta, ne iu drejtohemi dhe udhëzimeve të jashtme lidhur me përmirësimin e cilësisë sonë. Jemi duke zhvilluar një program për certifikimin ISO dhe po angazhohemi në kërkim me në fokus pacientin për të siguruar që trajtimi ynë të jetë i bashkërenduar me zhvillimet më të fundit në kujdesin për veshkat. Ne iu ofrojmë punonjësve dhe pacientëve akses në bazën tonë të gjerë të njohurive nëpërmjet programit të edukimit profesional, d.ACADEMY.