Veshkat janë organe jetike të cilat filtrojnë dhe pastrojnë gjakun dhe balancojnë nivelet e kripës dhe ujit në trupin tuaj.

Kur jeni të shëndetshëm, ky proces konstant filtrimi kryhet vazhdimisht pa u vënë re, por për shumë arsye mund të ndodhë që të shfaqet insuficienca e veshkës, përkohësisht apo përgjithmonë. Çdo pacient shfaq formë të ndryshme të sëmundjes, dhe disa prej tyre mund të kenë edhe probleme të tjera shëndetësore përveç atyre të veshkave.  

Sëmundja kronike renale (SRK) nënkupton dëmtim të përhershëm të veshkave që mund të përkeqësohet me kalimin e kohës, duke shkuar deri në pamjaftueshmërinë e veshkës. Ne si Diaverum kemi misionin t’ju ndihmojmë të bëni një jetë sa më normale të jetë e mundur pavarësisht diagnozës suaj, dhe gjithashtu në një pjesë të mirë të punës sonë përkushtohemi të ndihmojmë njerëzit që të kuptojnë funksionin e veshkës dhe mënyrën më të mirë të parandalimit të sëmundjes apo edhe të trajtimit apo menaxhimit të saj, nëse ajo shfaqet.  

Cilado të jetë ndihma që ne ju ofrojmë, asnjëherë nuk harrojmë se ju si individ, jeni në qendër të punës sonë. Ne ofrojmë kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës nga një burim i vetëm, duke ofruar jo vetëm trajtimin më të mirë të personalizuar për problemin tuaj me veshkat, por duke trajtuar edhe problemet e tjera shëndetësore që mund të keni. Po ashtu, mund t’ju mbështesim me përgatitjet apo me kujdesin e mëtejshëm nëse do të kryeni transplant të veshkës. Përmes këtyre mënyrave, synojmë t’ju ndihmojmë të jetoni një jetë sa më normale të jetë e mundur, dhe të ngadalësoni zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes së veshkave.

Përmbajtje të ngjashme

Informacione rreth veshkave
Detyrat kryesore të veshkave tuaja janë filtrimi i substancave të tepërta dhe balancimi i niveleve të kripërave dhe ujit në trupin tuaj.
Insuficienca e veshkës
Dy nga faktorët më të zakonshëm që shkaktojnë insuficiencën e veshkës janë diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
A mund ta parandaloni SRK-në?
Sëmundja renale kronike është një çrregullim i rëndë që ka ardhur duke u shtuar në të gjithë botën.