Kjo Politikë e Privatësisë zbatohet gjatë ndërveprimit tuaj me Diaverum AB ose ndonjë prej filialeve përkatëse (bashkërisht “Diaverum”, “ne”, “neve”, “e jona”) kryesisht në faqen tonë të internetit  http://www.diaverum.com/ (“faqja”). 

Kjo faqe interneti sigurohet nga Diaverum AB, (“Kontrolluesi i të dhënave”).

Diaverum AB 
Nr.org. i shoqërisë 559140-5344 
Adresa nëpërmjet së cilës mund të na vizitoni: 
Bulevardi Hyllie 53
SE 215 37 Malmö
Suedi 
Numri i telefonit:+46 46 287 3000 

 

Diaverum AB, si kontroes i të dhënave është përgjegjës për mbrojtjen e informacionit tuaj personllual dhe qëllimi ynë është që ju të ndiheni të sigurt me mënyrën se si ne përpunojmë informacionin tuaj personal. Ne përpunojmë informacionin tuaj personal në përputhje me këtë Njoftim mbi Privatësinë dhe legjislacionin e zbatueshëm, që nga 25 maj 2018, si dhe Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave. 

Privatësia juaj është shumë e rëndësishme për ne dhe ne e kuptojmë nevojën tuaj për mbrojtje dhe menaxhim të duhur të çdo informacioni personal që ndani me ne. Si rrjedhojë, ne kemi zhvilluar këtë politikë të privatësisë ("Politika e Privatësisë") e cila përshkruan se si ne mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj personal. Politika e Privatësisë zbatohet kryesisht për informacionin e mbledhur nga ne nëpërmjet faqes, por mund të përfshijë informacion nga burime të tjera; p.sh. informacioni i mbledhur përmes burimeve offline ose përmes faqeve të tjera në pronësi dhe të menaxhuara nga degët e Diaverum. 

Diaverum AB ka caktuar një Përgjegjës për Mbrojtjen e të Dhënave të cilin mund ta kontaktoni nëpërmjet email-it:SE.DPO@diaverum.com ose adresës postare: 

Diaverum AB 
Përgjegjësi për Mbrojtjen e të Dhënave 
Bulevardi Hyllie  53 
SE 215 37 Malmö 
Suedi 
Numri i telefonit:+46 46 287 3000 

 

Informacioni personal  

Pjesa më e madhe e shërbimeve, opsioneve dhe funksioneve të Diaverum-it në faqe nuk kërkojnë asnjë formë regjistrimi, duke ju lejuar të vizitoni faqen pa na treguar kush jeni. Megjithatë, në mënyrë që disa prej shërbimeve, opsioneve dhe funksioneve të jenë të disponueshme për ju, ne mund t’ju kërkojmë disa informacione personale të caktuara. Ky informacion personal mund të përfshijë, por pa u kufizuar:  

  • emrin tuaj, 
  • emrin e organizatës tuaj (nëse ka), 
  • adresën tuaj të email-it, 
  • adresën tuaj postare, dhe 
  • numrin e telefonit. 

Për disa shërbime, mund t'ju kërkohet të jepni edhe disa informacione të kufizuara mjekësore. Disa informacione personale mund të jenë të detyrueshme, që do të thotë se nëse vendosni të mos i paraqisni këtë informacione, nuk do ta keni të mundur të aksesoni pjesë të caktuara të faqes ose ne nuk do të mund t’iu përgjigjemi pyetjeve tuaja. 

Në përgjithësi, i gjithë informacioni është i lidhur drejtpërdrejt ose tërthorazi me informacionin personal të një personi fizik. Kjo përfshin foto dhe regjistrime zanore të individëve, ndonëse emrat e tyre nuk do të përmenden. Të dhënat e koduara dhe lloje të ndryshme të identiteteve elektronike, të tilla si numrat e IP-së, konsiderohen si informacion personal nëse lidhen me një person fizik. 

Pëlqimi  

Çdo seksion i faqes ku ju kërkohet të paraqisni informacione personale do të përmbajë një link që ju dërgon në këtë Politikë të Privatësisë. Duke pranuar këtë Politikë të Privatësisë dhe duke postuar informacionin tuaj personal në një seksion të tillë, ose në mënyra të tjera, ju pranoni dhe bini dakord për mbledhjen dhe përdorimin e informacionit tuaj personal nga Diaverum siç përshkruhet në këtë Politikë të Privatësisë. 

Përdorimi i informacionit personal  

Para se të mbledhim informacione personale, ne do të identifikojmë qëllimet për të cilat informacioni po mblidhet. Ne do të mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj personal vetëm me objektivin e përmbushjes së këtyre qëllimeve dhe ne do t'ju informojmë për këto qëllime, në momentin që ju kërkojmë informacionin tuaj. Për shembull, ne mund të mbledhim dhe përdorim informacionin tuaj personal për t'ju ofruar produkte ose shërbime ose për t'ju faturuar produktet ose shërbimet që ju kërkoni. Ne gjithashtu mund të përdorim informacionin për të tregtuar produkte dhe shërbime që mendojmë se mund t’ju interesojnë, ose për të komunikuar me ju për qëllime të tjera. 

Baza ligjore për të mbledhur, ruajtur dhe përdorur informacionin personal përfshin:  

  • interesa të ligjshme për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të personalizuara, administrimin e faqes dhe biznesit tonë, personalizimin e faqes sonë të internetit për ju, mundësimin e përdorimit të shërbimeve të disponueshme në faqen tonë të internetit, trajtimin e kërkesave dhe ankesave të bëra nga ose për ju në lidhje me dhënien e pëlqimit për faqen tonë të internetit, 
  • miratimin tuaj të qartë dhe të informuar për përdorimin e informacionit tuaj personal 
  • domosdoshmëritë kontraktuale, nëse lidhet një kontratë midis jush dhe nesh 

Informacioni juaj nuk do të ruhet më gjatë sesa është e nevojshme për qëllimet e përcaktuara, ose për të përmbushur ndonjë kërkesë rregullatore ose ligjore, ose derisa të tërhiqet pëlqimi juaj. 

Ne nuk kryejmë asnjë vendimmarrje të automatizuar apo profilizim duke përdorur informacionin tuaj personal. 

Nëse na dërgoni një email direkt, ne do të përpunojmë të dhënat personale në atë email duke respektuar privatësinë tuaj, dhe në përputhje me këtë politikë të privatësisë. 

Zbulimi i informacionit te palët e treta 

Ne nuk do të shesim, ndajmë ose shpërndajmë në asnjë mënyrë informacionin tuaj personal te palët e treta, përveç rasteve të parashikuara nga Politika e Privatësisë. Ne mund të transferojmë informacionin tuaj personal te degët e Diaverum-it dhe palët e tjera të treta me të cilat Diaverum ka një marrëdhënie kontraktuale, në mënyrë që të përpunojmë më tej informacionin tuaj në përputhje me qëllimin (et) për të cilin informacioni u mblodh fillimisht, të tilla si ofrimi i shërbimeve, vlerësimi ose mbështetja teknike. Një transferim i tillë do të ndodhë vetëm nëse dega ose pala e tretë ka dakordësuar në mënyrë kontraktuale me Diaverum-in që do të përdorë informacionin personal vetëm për qëllimin(et) e rënë dakord dhe sipas kufizimeve nën të cilat informacioni u mblodh fillimisht. 

Ne mund të zbulojmë informacionin tuaj personal nëse na kërkohet ta bëjmë këtë sipas ligjit të zbatueshëm, me urdhër gjykate ose sipas rregullores së qeverisë, ose nëse një zbulim i tillë është i nevojshëm për të mbështetur një hetim ligjor ose penal. 

Për më tepër, në rast të një riorganizimi, bashkimi ose shitjeje, ne mund të transferojmë informacionin tuaj personal te pala e tretë përkatëse, me kusht që kjo palë të pranojë të trajtojë informacionin tuaj personal në përputhje me këtë Politikë të Privatësisë. 
Ne mund të marrim shërbimet e palëve të jashtme për të na ndihmuar në mbledhjen dhe përpunimin e informacionit të përshkruar në këtë seksion dhe të gjitha këto palë të treta do të vendosen nën detyrimet e përshkruara më sipër. 

Të drejtat tuaja  

  • Ju keni të drejtë të dini se cilat informacione personale të lidhura me ju po përpunojmë, dhe mund të kërkoni një kopje të këtyre të dhënave. 
  • Ju keni të drejtë që të kërkoni korrigjimin e informacionit tuaj personal, nëse ky informacion është i pasaktë, dhe në disa raste mund të kërkoni që të fshijmë informacionin tuaj personal (nëse, për shembull, informacioni personal nuk është më i nevojshëm për të përmbushur qëllimin e përcaktuar). 
  • Ju keni të drejtë që në çdo moment të tërhiqni pëlqimin tuaj, nëse keni dhënë pëlqimin për përpunimin e informacionit tuaj personal për një qëllim të caktuar. 
  • Gjithashtu, ju keni të drejtë të kundërshtoni përpunimin e disa prej informacioneve tuaja personale dhe mund të kërkoni që përpunimi i informacionit tuaj të jetë i kufizuar. Ju lutemi kini parasysh se kufizimi apo fshirja e informacionit tuaj personal mund të rezultojë në mospërmbushjen e detyrimeve nga ana jonë. 
  • Ju gjithashtu keni të drejtë të nxirrni informacionin tuaj personal në një format të dhënash që mund të përpunohet nga kompjuteri dhe të transferoni informacionin personal në një kontrollues tjetër. 

Kërkesat tuaja do të trajtohen në mënyrën e duhur dhe shpejt. Kërkesat për të fshirë informacionin personal do t'i nënshtrohen çdo kërkese të zbatueshme rregullatore ose ligjore. 

Për të ushtruar ndonjë nga të drejtat tuaja, duhet të na kontaktoni këtu: 

Diaverum AB 
Adresa postare:Bulevardi Hyllie  53 
SE 215 37 Malmö 
Suedi 
Numri i telefonit:+46 46 287 3000 

Nëse keni kundërshtime apo ankesa për mënyrën se si ne përpunojmë të dhënat tuaja, ju keni të drejtën t’i depozitoni një ankesë autoritetit mbikëqyrës përkatës për mbrojtjen e të dhënave. 

Siguria dhe konfidencialiteti  

Për të garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin e informacionit tuaj personal, ne përdorim rrjete të dhënash të cilat mbrohen, për shembull, nga firewall-et standarde të industrisë dhe mbrojtja nëpërmjet fjalëkalimit. Ne kemi marrë masat e duhura teknike dhe organizative për të mbrojtur informacionin tuaj personal nga humbja, keqpërdorimi, aksesi i paautorizuar, zbulimi, ndryshimi dhe shkatërrimi. 

Transferimi i informacionit personal jashtë shtetit  

Duke qenë se Diaverum është një korporatë shumëkombëshe, ne kemi baza të dhënash në juridiksione të ndryshme dhe mund të transferojmë informacionin tuaj personal në një nga bazat e të dhënave të Diaverum-it jashtë vendit tuaj të banimit. Si rrjedhojë, informacioni juaj personal mund të transferohet në një bazë të dhënash në një vend jashtë Zonës Ekonomike Evropiane ("ZEE"). Këto vende mund të mos kenë ligje të ngjashme për mbrojtjen e të dhënave me ZEE-në. Duke transferuar informacionin tuaj personal jashtë ZEE-së, ne do të marrim masa për të siguruar që informacioni juaj personal të mbrohet në mënyrën e duhur përmes masave mbrojtëse të përshtatshme, marrëveshjeve të standardizuara të mbrojtjes së të dhënave ose duke u bazuar në vendim të BE-së për përshtatshmërinë. Ne mund të transferojmë të dhëna personale në një vend jashtë BE/ZEE-së pa standardin adekuat të mbrojtjes në rrethanat e mëposhtme: me pëlqimin tuaj të dukshëm dhe të informuar,  në përmbushje të një kontrate apo pretendimi ligjor. 

Njoftimi për ndryshimet  

Diaverum rezervon të drejtën për të ndryshuar këtë Politikë të Privatësisë herë pas here. Data e rishikimit të fundit është deklaruar në fund të Politikës së Privatësisë. Nëse bëjmë ndonjë ndryshim në këtë Politikë të Privatësisë dhe mënyrën në të cilën përdorim informacionin tuaj personal, ne do t'i postojmë këto ndryshime në këtë faqe. Ju lutemi të kontrolloni rregullisht Politikën tuaj të Privatësisë. Nëse në ndonjë moment dëshirojmë të përdorim informacionin tuaj personal në një mënyrë të ndryshme nga ajo e deklaruar në kohën kur ky informacion u mblodh, ju keni të drejtën të njoftoheni nga ne, dhe kur është e mundur, të jepni pëlqimin tuaj për të përdorur informacionin tuaj personal në mënyra të ndryshme. 

Pyetje ose komente  

Nëse keni pyetje apo komente në lidhje me Njoftimin për Privatësinë, Politikës së Kukive ose Kushteve të Përdorimit, ju lutemi na kontaktoni në: 
 
Diaverum AB 
Nr.org. i shoqërisë  559140-5344, 
Bulevardi Hyllie 53 
215 37 Malmö 
Suedi 
Numri i telefonit:+46 46 287 30 00 

Data e rishikimit të fundit: 8 korrik 2020.