Hapi i parë i procesit të hemodializës është një ndërhyrje e thjeshtë kirurgjikale për të krijuar akses në enët e gjakut.

our-services---HD.jpg

Zakonisht, kjo nevojitet të kryhet vetëm një herë, pasi aksesi mbetet aty gjatë periudhës së trajtimeve tuaja dhe zakonisht bëhet disa javë përpara seancës së parë të dializës. Aksesi krijohet në një nga tre mënyrat e mëposhtme: me anë të një fistule përmes së cilës realizohet një lidhje direkte ndërmjet një arterieje dhe një vene, duke krijuar një enë të fortë për të përballuar futjen dhe heqjen e shpeshtë të ageve; me anë të një grafti, përmes së cilit bëhet një lidhje e ngjashme në mënyrë indirekte përmes një tubi plastik; me anë të një kateteri në formë Y-je ku një tub plastik futet direkt në një venë më të madhe. Nëse keni një fistul ose një graft, në fillim të çdo seance trajtimi të Hemodializës, dy age vendosen në aksesin vaskular. Njëra prej tyre lejon gjakun të rrjedhë nga trupi për në makinën e dializës, dhe tjetra e lejon të rrjedhë pas, nga makina në trupin tuaj.

Tubat plastike sterile (tubat e gjakut) e çojnë gjakun tuaj në makinën e dializës. Pjesa kryesore e kësaj makine është dializuesi (filtri), që përbëhet nga disa membrana gjysmëpërshkuese që vepron si barrierë ndërmjet gjakut dhe lëngut të dializës. Këto membrana lejojnë daljen dhe hyrjen e lëndëve në gjak dhe në këtë mënyrë tepricat dhe uji largohen nga trupi juaj dhe gjithashtu mund të jepen edhe medikamente. Qarku i dializës e lëviz gjakun me shpejtësi 200-300 ml/min, me një rrjedhë prej >350ml/min. Një seancë e plotë dialize zakonisht kërkon 4-5 orë dhe përsëritet të paktën 3 herë në javë.

our-services---HD2.jpg

Gjatë trajtimit të dializës inkurajoheni të qetësoheni duke lexuar, fjetur, punuar, duke parë televizor etj. Gjatë gjithë seancës së dializës infermierët do t’ju vëzhgojnë me shumë kujdes për t’u siguruar se makina po punon në mënyrë korrekte.

Dializa nuk duhet të jetë e dhimbshme, por është e zakontë që pas saj të ndjeni lodhje, si një efekt anësor që mund të lehtësohet duke rregulluar dietën dhe duke kryer ushtrime të rregullta. Mund të ndjeni të përziera, marrje mendsh ose ngërçe muskulore gjatë dializës dhe gjithmonë inkurajoheni të kërkoni ndihmë nga ekipet tona mjekësore.

Hemodializa në shtëpi

Në disa vende, Diaverum ofron shërbimin e hemodializës që mund të kryhet në shtëpi. Ne do t’ju mundësojmë një makinë të veçantë dialize që trajton ujin e shtëpisë suaj për të qenë i përshtatshëm për dializë dhe të gjitha pajisjet që ju nevojiten do t’ju sillen në shtëpi një ose dy herë në muaj. Gjatë seancave në klinikë do t’ju shpjegohet mënyra e përdorimit të makinës, zakonisht në 8-12 javë. Gjatë këtyre seancave jeni të mirëpritur të sillni edhe një person ndihmës që të mund t’ju ndihmojë në shtëpi.

Gjatë trajnimit do të mësoni të:  

  • Përgatisni aparaturat dhe pajisjet 
  • Vendosni aget në aksesin vaskular (fistul ose graft) 
  • Administroni medikamente 
  • Monitoroni makinën  
  • Kontrolloni presionin e gjakut dhe pulsin  
  • Mbani shënime gjatë trajtimit  
  • Pastroni aparaturat dhe dhomën ku do të kryeni dializën 
  • Porosisni pajisje  

Avantazhet e hemodializës  

Hemodializa nga shtëpia mund ta bëjë jetën tuaj më fleksibël, pasi mund të caktoni kalendarin tuaj për ta përshtatur me aktivitetet e tjera, të tilla si shkuarja në punë dhe kujdesi për një familjar. Gjithashtu, mund të zgjidhni ta kryeni dializën më shpesh se sa në klinikë, që mund të nënkuptojë:  

  • Të ndiheni më mirë dhe të kontrolloni më mirë presionin e gjakut  
  • Të keni më pak kufizime në dietë dhe në lëngje  
  • Të kurseni kohën e vajtje-ardhjeve nga klinika - vizitat atje zakonisht do të bëhen një herë në muaj.  

Disavantazhet e hemodializës në shtëpi  

  • Do t’ju duhet një hapësirë ku të mund të vendosni makinën  
  • Do t’ju duhet hapësirë për të mbajtur të gjitha pajisjet që ju duhen për trajtim  

Hemodializa me vetëkujdes ose me kujdes të përbashkët  

Përveç hemodializës në klinikë apo në shtëpi, ne mbështesim edhe pacientët që duan diçka të ndërmjetme mes këtyre dy opsioneve.  

Në hemodializën me vetëkujdes ose kujdes të përbashkët, mund të mësoni të bëni disa nga trajtimet e dializës në klinikë. Do bini dakord për një plan trajnimi me stafin tonë dhe pastaj do të mësoni gradualisht disa aftësi të ndryshme. Ju përket juve të vendosni se sa pjesë të procesit dëshironi të mësoni, dhe qasja do të shqyrtohet rregullisht me ju.  

Detyrat që mund të mësoni të bëni gjatë trajnimit për dializën me vetëkujdes ose me kujdes të përbashkët përfshijnë: 

  • Përgatitjen e aparaturave dhe pajisjeve  
  • Vendosjen e ageve në aksesin vaskular  
  • Administrimin e medikamenteve 
  • Monitorimin e makinës së dializës  
  • Kontrollin e presionit të gjakut dhe pulsit  
  • Mbajtjen e shënimeve gjatë trajtimit  

Përfitimet e dializës me vetëkujdes ose me kujdes të përbashkët përfshijnë:  

  • Kontroll më të lartë mbi trajtimin tuaj dhe më shumë pavarësi 
  • Kuptim dhe menaxhim më të mirë të SRK-së 
  • Fleksibilitet më të madh të kalendarit të dializës dhe kursim kohe

Përmbajtje të ngjashme

d.HOLIDAY
Krijimi i mundësisë që pacientët të bëjnë një jetë të kënaqshme
Të ushqyerit
Ushqimi i duhur duhet të jetë një pjesë integrale e trajtimit tuaj të hemodializës
Aksesi Vaskular
Si të Kujdesem për Aksesi Vaskular?