SRK-ja është humbja graduale dhe e pakthyeshme e funksionit të veshkës me kalimin e kohës. Ajo nuk mund të kurohet, por mund të ngadalësohet dhe trajtohet. 

Kur punojnë normalisht, veshkat veprojnë si filtra efikasë, dhe nuk do të keni shenja gjaku apo proteinash në urinë. Shumë faktorë, përfshi edhe plakjen, mund të ulin aftësinë filtruese të veshkës, dhe SRK-ja diagnostikohet nëse funksioni i veshkës ulet në mënyrë të përhershme. SRK-ja ka pesë stade: në stadet 1-4 fokusi mbetet në ruajtjen e funksionit të veshkës, ndërsa në stadin e 5-të nevojitet dializa ose transplanti.  

 

Stadet 1-2 - mund të mos keni asnjë simptomë  
Disa njerëz nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa të tjerët mund të jenë diagnostikuar ose mund t’u jetë ofruar mjekim. Duhet të kryeni monitorime të rregullta dhe kontrollet e duhura të presionit të gjakut dhe nëse keni diabet duhet të siguroni monitorimin e rregullt të sheqerit në gjak dhe mbajtjen e tij në gjendje sa më të stabilizuar.  
 

Stadi 3; është e rëndësishme të veproni  
Në stadin e 3-të, funksioni i veshkës suaj do të ketë rënë deri në 30-60% të kapacitetit të plotë dhe duhet të kryeni një kontroll të përgjithshëm dhe të rregullt mjekësor. Për të ngadalësuar zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjes është jetike të bëhet gjithçka është e mundur, duke parandaluar kështu stadet 4-5.  

Në stadin e 3-të, ka gjasa që do t’ju përcaktohen barna të ndryshme, dhe shpesh edhe një dietë dhe një program ushtrimesh. Gjithashtu, duhet të merren parasysh edhe mundësia e dializës dhe e transplantit të veshkës dhe mund t’ju rekomandohet t’i nënshtroheni një ndërhyrjeje kirurgjikale për të krijuar aksesueshmërinë e venave që ato të jenë gati për dializën kur ajo të nevojitet.  

 
Stadet 4-5; veshkat nuk mund ta kryejnë më punën e tyre  

Insuficienca e veshkës shfaqet kur ajo funksionon në 15% të vlerës normale të saj ose më pak, dhe mund të keni një grumbullim të rrezikshëm të produkteve përfundimtare dhe të ujit në gjak. Në këtë stad, dializa ose transplanti i veshkës janë thelbësore.

Përmbajtje të ngjashme

Informacione rreth veshkave
Detyrat kryesore të veshkave tuaja janë filtrimi i substancave të tepërta dhe balancimi i niveleve të kripërave dhe ujit në trupin tuaj.
A mund ta parandaloni SRK-në?
Sëmundja renale kronike është një çrregullim i rëndë që ka ardhur duke u shtuar në të gjithë botën.
Të jetuarit me SRK
Humbja e funksionit renal dhe varësia nga dializa sjellin ndryshime në jetë