Çfarë bëjnë veshkat?  
Veshkat janë jetike për mbijetesën e njeriut. Fokusi i tyre kryesor është filtrimi i substancave të tepërta në gjak dhe balancimi i kripërave, mineraleve dhe ujit, që nga ana tjetër ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Ato gjithashtu përfshihen edhe në aktivizimin e vitaminës D në mënyrë që trupi ta përdorë atë për të përthithur kalciumin nga ushqimet me qëllim ruajtjen e kockave të forta, dhe gjithashtu përfshihen edhe në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.  

Ku ndodhen veshkat?  
Veshkat ndodhen në të dy anët e shtyllës kurrizore, poshtë kafazit të kraharorit dhe pas barkut. Nëse vendosni duart rreth ijeve e më pas i rrëshqisni në drejtimin nga poshtë lart deri sa gishtat të ndjejnë brinjët, në shpinë, poshtë gishtave të mëdhenj ndodhen veshkat tuaja. Nuk arrini t’i ndjeni, por ato janë aty, të vendosura mirë në trupin tuaj. Shumica e njerëzve kanë dy veshka, por edhe me një veshkë mund të jetohet normalisht. Prandaj një prej veshkave mund t’i dhurohet dikujt tjetër për transplant. Veshka ka formën e fasules dhe madhësinë e një grushti.  

 

 

Si funksionojnë veshkat?  
Në varësi të peshës, në trupin e njeriut qarkullon rreth 4.5-6.5 litra gjak. Pasi trupi ka marrë vlerat ushqyese që i nevojiten nga ushqimet dhe pijet, disa lëndë të tepërta kthehen në gjak. Arteriet renale e çojnë këtë gjak në veshka, ku ai filtrohet nga rreth një milionë nefrone mikroskopike. Më pas gjaku largohet nga veshka përmes venave renale, ndërsa lëndët e tepërta dhe uji i tepërt që janë filtruar largohen nga veshkat përmes ureterëve, mblidhen në fshikëzën urinare në formën e urinës dhe sekretohen përmes uretrës.   

Rreth 1,500 litra gjak kalojnë çdo ditë përmes veshkave. Shumica e sëmundjeve të veshkave ndodhin kur nefronet e humbasin aftësinë e tyre filtruese duke grumbulluar kështu nivele të rrezikshme të lëngjeve dhe të lëndëve të tepërta.  

Përmbajtje të ngjashme

Insuficienca e veshkës
Dy nga faktorët më të zakonshëm që shkaktojnë insuficiencën e veshkës janë diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.
A mund ta parandaloni SRK-në?
Sëmundja renale kronike është një çrregullim i rëndë që ka ardhur duke u shtuar në të gjithë botën.
Stadet e SRK-së
Sëmundja renle kronike, SRV, shfaqet kur vuani nga humbja e funksionit të veshkave me kalimin e kohës.